28 Dhjetor 2024

SBASHK mban konferencë për ngritjen e cilësisë në arsim

Prishtinë, 25 nëntor - Sindikata për Arsimi, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) organizojnë sot konferencën ndërkombëtare me temë "Roli i SBASHK-ut dhe partnereve ne ngritjen e cilësisë në arsim”.

SBAShK dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) po implementojnë projektin "Fuqizimi i rolit të SBASHK në politikëbërje".

Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i kapacitetit të SBASHK për rritje të pjesëmarrjes në dialogun social, në politikëbërje dhe në vendimmarrje.

Përmirësimi i kapaciteteve të SBASHK-ut do të kontribuonte në rritjen e performancës së tij në përfaqësimin e nevojave dhe interesave të anëtarëve të saj si dhe në negocim në emër të tyre para partnerëve socialë në nivel kombëtar dhe lokal.

Për të shkëmbyer njohuri rreth mënyrave më efektive të zhvillimit të dialogut social, sigurimi i shërbimeve cilësore për anëtarët e tyre dhe rëndësia e zhvillimit profesional të mësimdhënëse si një fakto i rëndësishëm në avancimin e statusit të tyre, SBASHK dhe KEC organizojnë konferencën ndërkombëtare "Roli i sindikatës së mësimdhënësve dhe partnerëve në rritjen e cilësisë së arsimit ".

Në këtë Konferencë do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga Sindikata e Arsimit të Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë,  përfaqësuesja e zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, përfaqësues të MASHT-it dhe organizatave që merren me arsimin, Drejtorët e DKA-ve dhe përfaqësues të SBASHK-ut nga niveli qendror, Universiteti dhe  niveli komunal. Gjithsej pritet të jenë 150 pjesëmarrës.

Në këtë Konferencë Sindikatat  mysafire dhe përfaqësues  të SBASHK-ut do të prezantohen me tema konkrete që lidhen me temën bosht rolin e SBASHK-ut dhe partnereve ne ngritjen e cilesise ne arsim.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)