SBASHK: Kontratat e punës të jenë unike në gjithë Kosovën
Prishtinë, 23 gusht - Këshilli i përgjithshëm i Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt duke debatuar për çështje me rëndësi nga sfera e arsimit.
Kërkohet që Kontratat e punës të jenë unike në gjithë territorin e shtetit tonë dhe të nënshkruhen për punëtorët e kualifikuar në afatin 5 vjeçar, që është identik edhe me afatin e licencimit.
SBASHK-u fton anëtarësinë e saj që ti përmbahen këtij vendimi të Këshillit të Përgjithshëm. Nga ky takim SBASHK-u kërkon nga MASHT-i që të këshillohet me DAK-të në zbatimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar (Neni 33 , alineja 7) dhe Urdhëresës Administrative për Licencimin e mësimdhënësve të vitit 2010 (Neni 6, 7 ,10 )
Këshilli i Përgjithshëm ka kërkuar që të intensifikohet puna e grupeve të negocimit MASHT- SBASHK ne harmonizimin e tekstit te Kontratës Kolektive për nënshkrim në afatin më të shkurtër të mundshëm.
Po ashtu është vendosur të intensifikohen takimet me MASHT dhe të punohet në krijimin e mundësive për mbrojtjen e pagave nga inflacioni. Këshilli i përgjithshëm ka vlerësuar se disa nga çështjet e biseduara me MASHT-in ende nuk kanë gjetur zbatim dhe prandaj kërkon që të shtohen angazhimet në realizimin e tyre.
SBASHK-u në takimin e Këshillit të Përgjithshëm ka debatuar edhe lidhur me veprimin e pa toleruar të institucioneve arsimore në komunën e Gjilanit lidhur me konkurrentët për vende pune në arsim që ti nënshtrohen para intervistimit edhe provimit të ashtuquajtur kualifikues në lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi dhe matematikë.
SBASHK-u konsideron se ky veprim si i tillë është i vetmi në Kosovë dhe është bërë jashtë normave dhe ligjeve pozitive. I motivon kërkuesit e punës qe ti drejtohen Gjykatës për korrigjimin e kësaj parregullsie
Këshilli i Përgjithshëm përgëzon mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në arsim dhe Ju uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.