SBASHK: Koha e dialogut po harxhohet
Prishtinë, 12 shkurt - Pas grevës njëditore në institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në Universitetin e Prishtinës, SBASHK-u i ofroi mundësinë e vazhdimit të dialogut institucioneve të Kosovës me dëshirën që të gjinden mundësi për realizimin e 4 kërkesave nga Kontrata Kolektive.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut ishin në gatishmëri për dialog dhe kanë bërë kërkesa zyrtare për takime , por deri me sot, me përjashtim të disa takimeve me Këshilltarë të Ministrit Bajrami, as edhe një takim tjetër formal nuk është mbajtur.
E tëra që mund të thuhet në këtë kontest është më 13 shkurt pritet një takim me Ministrin Bajrami. SBASHK-u uron që ky takim të sjellë gjëra konkrete dhe të ndikojë në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut e që janë shujta 0.5 % për çdo vit të shërbimit, të kompensimit prej 70 % të çmimit të biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe të tri pagave me rastin pensionimit të mësimdhënësve.
Po nuk ndodhi kështu SBASHK-u do të jetë i obliguar bazuar në kërkesat e anëtarësisë që javën e ardhme të ftojë takimin e Këshillit Drejtues që të vendoset për masat tjera sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme gjithnjë në kërkim të realizimit të asaj që është nënshkruar me institucionet e Kosovës.
SBASHK-u kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që kërkesën dhe paralajmërimet tona mos ti merr si kushtëzim, por ti merr si një obligim që del nga Kontrata Kolektive e nënshkruar me s SBASHK_ut dhe MASHT-it.
Përmes kësaj komunikate e njoftojmë anëtarësinë e SBASHK-ut, gjegjësisht gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar, nxënësit, prindërit dhe mbarë opinionin se SBASHK-u , edhe pse nga greva njëditëshe deri me sot nuk doli me asnjë komunikatë çdo ditë kemi bërë përpjekje që të ulemi e të bisedojmë me institucionet për të gjetur mundësinë për realizimin e kërkesave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur .
Me qëllim deri me sot nuk kemi caktuar afat në mënyrë që institucionet mos të ndjehen të kushtëzuara dhe kishim parasysh angazhimet e Kryeministrit dhe një pjese të kabinetit Qeveritar për takimet në Bruksel, por SBASHK-u tani e tutje do ti shtyjë kërkesat e anëtarësisë me veprime sindikale nëse dialogu vazhdon të mos jetë efektiv.