23 Dhjetor 2024

SBASHK kërkon mbështetjen e Ministrisë së Arsimit

Prishtinë, 10 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka pritur sot në takim kryetarin e ri të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Rrahman Jasharaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte dikutimi rreth Kontratës Kolektive dhe draftligjit për mësimdhënësit e viteve 1990- 1999.

Ministri Buja me këtë rast, ka rikujtuar edhe një herë qëndrimin e tij për miratim të shpejtë të draftligjit për mësimdhënësit e viteve 1990-1999, në mënyrë që ata të gëzojnë kompensimin që ju takon.

Ministri Buja ka thënë se ky draftligj është bartur në Ministrin e Financave, ku do të bëhet edhe një trajtim i veçantë sa i përket grumbullimit të të dhënave, në mënyrë që të lehtësohet kostoja financiare.

Ministri Buja ka vlerësuar lartë kontributin  dhe sakrificën e mësimdhënësve, sidomos ata të cilët kanë qenë të kyçur në mësimdhënie gjatë periudhës 1990- 1999.

Ndërkaq kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve edhe sa i përket rritjes së pagave dhe pagesës së përvojës së punës, e cila është duke ngecur nëpër disa komuna.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)