SBASHK kërcenon me protesta nëse nuk korrigjohet Projektligji për paga
Prishtinë, 5 shtator - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë të ditur se duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator, para Qeverisë e për të vazhduar pastaj , nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me ve[rime tjera sindikale.
Nga e hëna kur Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për pagat SBASHK-u ka theksuar se ka bërë një analizë të tij dhe ka vërejtur se versioni i votuar që do të mbështetet me dhjetëra e dhjetëra milionë shtesë nga buxheti i Kosovës do të mundësojë ngritjen e dukshme të pagës për shumicën e se publik, por jo edhe për sektorin e arsimit dhe atij të kulturës.
Ky Projektligj prandaj edhe vlerësohet si diskriminues , degradues e nënçmues ndaj të punësuarve në arsim dhe kulturë.
Kjo ka bërë që SBASHK duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator, para Qeverisë e për të vazhduar pastaj , nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me ve[rime tjera sindikale.
Për situatën e krijuar dhe për tensionet e ngritura në tërë sistemin arsimor SBASHK-u ka informuar me shkresa zyrtare Kryeministrin Haradinaj, Zv/kryeministrat Limaj, Hoxhaj e Pacolli dhe Ministrin në MASHT, Shyqiri Bytyqi duke kërkuar nga ata që të kthehet për korrigjim Projektligji i pagave ose në të kundërtën në sistemin arsimor do të fillohet me veprime sindikale.
SBASHK-u për hiorë të koorektisisë dhe respektit ndaj medieve dhe opinionit, medieve ua dërgon të plotë përmbajtjen e letrës drejtuar Kryeministrit Haradinaj dhe Zv/kryeministrave Limaj, Hoxhaj e Pacolli dhe Ministrit në MASHT, Shyqiri Bytyqi.