SBASHK i bën thirrje MASHT të mos provojë të bëjë presione kundër grevës
Prizren, 17 janar - Sot në ditën e katërt e grevës së përgjithshme Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ju ben thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive të Arsimore Komunale që të angazhohen në një front të përbashkët për realizimin e kërkesës së SBASHK-ut dhe të mos provojnë të bëjnë presione kundër grevës, sepse kjo është e ndaluar me ligjin e grevës dhe se po ndodhi cila do formë e presionit SBASHK do të ngre ndaj cilit do qoftë padi në gjykatat gjegjëse.
Edhe në ditën e katërt bazuar në raportet nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe Universitetet, të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme. Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët sot ka vizituar komunën e Malishevës dhe atë të Prizrenit.
Në Malishevë delegacioni i SBASHK-ut i shoqëruar nga kryetar i sindikatës komunale të arsimit fillor dhe arsimit të mësim për këtë komunë, z.Elez Krasniqi kanë vizituar grevistët në Çerdhe, Qendrën e Kompetencave, Gjimnazin “ Hamdi Berisha”dhe në shkollën fillore e të mesme të ulët”Ganimete Terbeshi” . Grevistët në të gjitha këto institucione janë shprehur se do të vazhdojnë me grevën e përgjithshme deri atëherë kur institucionet të realizojnë kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK-ut për përmirësimin e koeficienteve se paku për 30 %. Kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë, z.Ymer Ymeri kanë bashkëbiseduar me grevistët duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të tyre.
Delegacioni i SBASHK-ut pas kësaj është gjendur edhe në Prizren i shoqëruar nga z. Reshit Kushaj kryetar i sindikatës komunale të arsimit fillor dhe arsimit të mësim të kësaj komune, të cilët janë takuar me grevistët në Shkollën “Abdyl Frashëri” për të bashkëbiseduar me ta. Edhe këtu grevistët janë shprehur se vazhdojnë me grevën e përgjithshme deri më atëherë kur institucionet realizojnë kërkesën legjitime e të drejtë të SBASHK-ut për përmirësimin e koeficienteve së paku për 30 %.
Duke pasur informacione se Ministri Bytyqi ka mbajtur një takim me drejtorët e Drejtorive Arsimore pa praninë e SBASHK-ut për të debatuar për grevën, SBASHK-u reagon duke theksuar se edhe Ministri edhe DKA-të duhet të angazhohen bashkërisht për realizimin e kërkesave të SBASHK, sepse këtë obligim e kanë nga vetë fakti se ata janë punëdhënës dhe se duhet të ndjehen keq pse i tërë sistemi arsimor është radhitur tepër ulët në projektligjin për pagat.
SBASHK kujton Ministrin dhe Drejtoritë Arsimore Komunale që të angazhohen në një front të përbashkët për realizimin kërkesës së SBASHK-ut dhe të mos provojnë të bëjnë presione kundër grevës, sepse kjo është e ndaluar me ligjin e grevës dhe se po ndodhi cila do formë e presionit SBASHK do të ngre ndaj cilit do qoftë padi në gjykatat gjegjëse.
SBASHK-u po ashtu kritikon veprimin e Komisionit Parlamentar për Administratë, që është duke punuar pa praninë e medieve dhe sindikatave, që do të ishin në cilësinë e vëzhguesit. Në këtë situatë tepër të ndjeshme puna e këtij Komisioni jashtë opinionit shton tensionet dhe ngrit shumë pikëpyetje e dyshime.