26 Dhjetor 2024

SBASHK: Greva mbahet, qeveria nuk ofroi asgjë konkrete

Prishtinë, 18 prill - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka shpallur grevën e përgjithshme më 20 prill dhe ajo do të fillojë sepse sipas tyre Qeveria e Kosovës edhe në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme nuk ka ofruar asgjë konkrete lidhur me çështjen e implementimit të 0.5 % për çdo vit shërbimi për të punësuarit në arsimin e  Kosovës dhe as për kërkesat tjera nga Kontrata Kolektive të nënshkruar tani e sa kohë mes MASHT-it dhe SBASHK-ut.

SBASHK-u ka analizuar tekstin e dalë nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe ka vlerësuar se në atë tekst , që quhet Propozim-vendim , nuk ka asgjë konkrete sepse nuk është thënë asgjë me afate lidhur me implementimin e kërkesave të SBASHK-ut, që tani më janë të njohura për gjithë opinionin në Kosovë.

Kryesia ka autorizuar kryetarët e niveleve komunale të SBASHK-ut dhe atë të SUSHK-ut që të debatojnë me anëtarësinë dhe  nesër (të dielën) ta konfirmojnë  edhe një herë mendimin e mësimdhënësve në takimin e jashtëzakonshëm  të  Këshillit  Drejtues.

\"Kërkojmë nga gjithë anëtarësia e SBASHK-ut që të  vazhdojnë të jenë unik dhe të mbështesin qëndrimet tona të përbashkëta në mbrojtje të kërkesave legjitime  dhe dinjitetit të të punësuarve në arsimin e Kosovës.\"

\"Zëri i anëtarësisë është dhe mbetet obligim për Kryesinë e SBASHK-ut.  Pra, me grevën e përgjithshme ta tregojmë unitetin dhe vendosmërinë në mbrojtje të dinjitetit  dhe kërkesave tona. Në angazhimet tona e kemi edhe mbështetjen dhe përkrahjen morale edhe nga sindikatat simotra kudo në Evropë, nga Edukimi Internacional dhe nga Sindikata e mësimdhënësve të SHBA\", theksoi SBASHK.

\"Qeverisë i drejtohemi me apelin  që të veprojë konkretisht e jo duke u munduar të gjejë forma e mënyra se gjoja është duke u përpjekur për të realizuar kërkesat tona, me të vetmin qëllim për të fituar kohë e për të mos realizuar asgjë.\"

SBASHK-u i ka dhënë mjaft hapësirë dialogut dhe tani do  kërkon veprime konkrete dhe të dokumentuara. Kujtojmë Qeverinë se deri atëherë greva do të vazhdojë dhe se ditët e humbura të mësimit nuk do të kompensohen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)