27 Dhjetor 2024

SBASHK dhe Sindikatat Shqiptare të Arsimit forcojnë bashkëpunimin

Durrës, 27 gusht - Edhe në këto takime është  përsëritur qëndrimi se SBASHK-u do t’i jep gjithmonë  përparësi  dialogut , por duke mos përjashtuar edhe  veprimet sindikale nëse nuk mbesin mundësi tjera në përpjekjet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë. 

Për të bërë një vlerësim të arritjeve dhe për të parë se sa po realizohet Plani strategjik  i SBASHK-ut  dhe cilat janë detyrat  konkrete të kësaj sindikate në realizimin e detyrave konkrete në shërbim të anëtarësisë , është organizuar punëtori me Këshillin Drejtues.

Pjesë e këtij aktiviteti janë bërë edhe kryetarët e Sindikatave  Shqiptare të Arsimit Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani dhe menaxheri për financa Ymer Ymeri  kanë shpalosur para Këshillit Drejtues pjesë të veçanta nga Strategjia duke kujtuar edhe për arritjet, sfidat dhe për detyrat që duhet kryer në shërbim të  anëtarësisë.

Pas kësaj të ndarë në grupe pune anëtarët e Këshillit Drejtues kanë dhënë propozime konkrete se për cilat çështje konkrete do të zhvillohet në shtator dialogu social me qeveritë lokale e për cilat me pushtetin qendror.

Të gjithë janë zotuar se do të shtojnë angazhimet dhe do të vazhdojnë  bashkëbisedat me anëtarësinë e SBASHK-ut me qëllim që t’i informojnë ata nga afër për gjithë aktivitetet dhe të marrin  mendimin e tyre për veprimet  konkrete.

Një pjesë  e kësaj punëtorie i është kushtuar edhe  analizës dhe këmbimit të përvojave mes SBASHK-ut dhe Sindikatave Shqiptare të Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, ka falënderuar  Sindikatat Shqiptare të Arsimit  për përkrahjen  dhe është shprehur i gatshëm që të shtohet bashkëpunimi  në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në të dy shtetet.

Kryetarët  Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli  në emër të anëtarësisë së sindikatave shqiptare kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe  arritjet. Ata pas kësaj kanë treguar për aktualitetin në arsimin shqiptar duke u ndalur në momentin aktual dhe në sfidën e madhe rreth Kontratës Kolektive për të cilën shteti shqiptar ka hezitime për ta nënshkruar.

Dobrushi e Kaptelli janë shprehur se do të vazhdohet me angazhimet dhe me përpjekjet në shërbim të anëtarësisë dhe në përpjekjet  për të shtuar cilësinë në arsim. SBASHK dhe Sindikatat Shqiptare të Arsimit janë shprehur se duhet shtuar bashkëpunimin përmes takimeve të vazhdueshme të Kryesive dhe organeve tjera sindikale.

Kjo punëtori ka  nxjerr detyra konkrete për nivelin lokal e qendror të SBASHK të cilat do të realizohen sipas dinamikës së paraparë.

Edhe në këto takime është  përsëritur qëndrimi se SBASHK-u do t’i jep gjithmonë  përparësi  dialogut , por duke mos përjashtuar edhe  veprimet sindikale nëse nuk mbesin mundësi tjera në përpjekjet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)