15 Nëntor 2024

SBASHK apel Internacionales Botërore të Arsimit për Kosovën

Prishtinë, 10 janar - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka nisur me angazhimet për të kontribuar në përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.  

Në kuadër të këtij angazhimi  SBASHK-u i dërgoi apel  mikut të madh e të dëshmuar në vitet më të vështira të arsimit të Kosovës, sekretarit të përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit , Fred van Leeuwen me lutjen që ai dhe miqtë tjerë të lobojnë te 400 sindikatat , gjegjësisht të 31 milionë anëtarët e EI-së dhe të qendrat e vendosjes në mënyrë që të ndihmohen përpjekjet për  sigurimin e  votave  të  nevojshme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në apelin e SBASHK-ut veç tjerash thuhet :
 
\"I nderuari Sekretar i përgjithshëm i Internacionales  Botërore të Arsimit, Fred van Leeuwen duke njohur e respektuar  angazhimin tuaj  shumë të  madh në shërbim të arsimit në botë e në veçanti përkushtimin  tuaj   shumë human për të mbështetur e ndihmuar përpjekjet e mësimdhënësve të Kosovës në vitet më të vështira në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të arsimit, kulturës dhe të shpresës  për të ardhmen.\"

\"Duke mos harruar kurrë përkushtimin tuaj dhe mundësinë që i keni dhënë përfaqësuesit të SBASAHK-ut që qysh në vitin e largët 1993 të prezantojë gjendjen  tmerrësisht të vështirë të arsimit të Kosovës në ato vite.

\"Duke mos harruar kurrë se falë angazhimit tuaj dhe miqve të tjerë të arsimit tonë SBASHK-u u bë anëtare me të drejta të barabarta në EI (Education International) që në vitin 1996 Ju drejtohemi me apelin që edhe një herë, si gjithmonë , të angazhoheni me tërë shpirtin e mundësitë tuaja  që të loboni në të gjithë sindikatat anëtare të Internacionales Botërore të Arsimit dhe në qendrat e vendosjes  në mënyrë që të sigurohen votat e mjaftueshme për pranimin e Kosovës në UNESCO.\"

\"I nderuari Sekretar i përgjithshëm i Internacionales  Botërore të Arsimit, z. Fred van Leeuwen, ky angazhim juaji do të ishte shumë domethënës për SBASHK-un dhe popullin e Kosovës në tërësi sepse pranimi në UNESCO do të na bënte pjesë të familjes së madhe të popujve të qytetëruar në këtë organizatë  dhe bashkërisht me ta do t’i mbronim e do të shijonim bashkërisht krenarinë për monumentet  e lashta të trashëgimisë së përbashkët  kulturore  të popujve që jetojnë në Kosovë\", thekson SBASHK.

Të sigurt se me përkrahjen e Kosova e ka më lehtë të bëhet anëtare e UNESCO-s ju përshëndesim .
 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)