23 Dhjetor 2024

SBASHK: 98% e institucioneve arsimore mbajtën grevën dyorëshe

Prishtinë, 13 dhjetor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur qe nga raportet e tyre shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh.

"Bazuar nga raportet që vijnë në selinë e SBASHK-ut nga kryetarët e nivelit komunal sindikal shihet se shumica absolute e institucioneve arsimore kanë respektuar vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut për grevën paralajmëruese dyorëshe", thekson SBASHK.

Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101.

Ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh dhe atë:

Në Malishevë shkolla “Migjeni” Lubizhdë, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë, në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci” Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” Rogoqicë dhe “Asllan Thaqi” Kariqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Gjilan- “Nazim Hikmet” Dobërçan, në Deçan shkolla “Maxhun Çekaj” Irzniq, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita“ në Gelanc të komunës së Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%.

Nuk ishte në grevë edhe shkolla speciale në Mitrovicë, por përkrahë grevën. Për këtë institucion SBASHK-u ka mirëkuptim për arsye të natyrës së veçantë të punës atje.

Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse merren informacione shtesë se edhe ndonjë institucion arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit Drejtues do ta informojmë opinionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)