Sali Ahmeti emërohet ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë
Prishtinë, 23 dhjetor - Rektorit i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina ka bërë të ditur se Prof. dr. Sali Ahmeti është emëruar ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë.
Ky vendim është marrë nga rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, prof. dr. Ibrahim Gashi, pas konsultimeve me Këshillin Drejtues dhe me menaxhmentin e Universitetit.
Vendimi ka pasuar shkarkimin ditë më parë të dekanit të deritashëm të këtij Fakulteti, kjo si pasojë e keqmenaxhimit dhe e keqpërdorimeve gjatë disa vjetëve të fundit.
Prof. dr. Sali Ahmeti ka një përvojë mbi 35-vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë, gjatë së cilës ka kryer detyra të rëndësishme në kuadër të UP-së, si dhe e ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së.