23 Dhjetor 2024

Rugova shfajëson veten e tij nga skandalet e UP-së

Prishtinë, 19 dhjetor - Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova ka shprehur mendimin e tij lidhur me skandalet e fundit që kanë ndodhur në Fakultetin e Mjekësisë.

Ai në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, ka thënë se e din pse përmendet emri i tij.

“Që përfolët emri jem, e di se pse, i pengon puna që është bërë në këtë Universitet gjatë mandatit tim. Ato që kanë dal tash, kush i ka bo, le të përgjigjet, kemi shtet, kemi polici, kemi hetuesi, ka drejtësi, dhe secili le të përgjigjet për të bëmat e tij” ka thënë Rugova.

Ndërsa më tutje ai shprehet se fare nuk e ndien fajtor.

“Pa marr parasysh a janë student, asistent, a janë teknik , administrator, apo profesorë, secili përgjigjet për punën dhe mos punën e vet.

Këto lloj skandalesh, I bëjnë njerëzit që nuk kanë kyer shkollë të rregulltë, as studime të rregullta. Këto i bjënë njerëzit të cilët nuk dijnë të punojnë. Kjo është zingjirë, se ata djemtë do të i tregojën krejt.

Unë nuk kam pasur të dhëna faktike. Me fjaltë e kafeve nuk mund ta vësh askënd para ligjit. Tani këto kur kanë dal në sipërfqe, le të merret drejtësia. Më vjen keq që nuk janë larguar sa unë isha rektor. Ata student do të largoheshin, dhe do të merrja masa menjëherë”, ka shtuar Rugova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)