27 Dhjetor 2024

Rritet numri i vendeve për studime në shkencat deficitare

Prishtinë, 8 korrik - Ministria e Arsimit ka lejuar kuotën prej rreth 7 mijë e 800 studentë që të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës. Konkursi për regjistrim të studentëve mbahet “peng” i rezultateve të akreditimit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT) ka rritur numrin e vendeve për studim në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” në drejtimet deficitare, ndërsa është ulur numri për studim në Fakultetin Ekonomik, si dhe në atë Juridik, dy fakultete këto më të preferuarat që nga paslufta për studim nga të rinjtë kosovarë.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë janë katër fakultetet në të cilat MASHT-i ka shtuar numrin e vendeve për studim më shumë sesa është propozuar nga UP-ja.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)