23 Dhjetor 2024

Rritet numri i studentëve të huaj që studjojnë në SHBA

Washington, 8 dhjetor - Numri i studentëve ndërkombëtarë që studjojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është në rritje.

Shifrat e njoftuara nga raporti Dyer të Hapura mbi Shkëmbimin Ndërkombëtar të Arsimimit tregon se numri i studentëve të huaj që studjojnë në kolegje dhe universitete amerikane u rrit me 7 për qind në vitin akademik 2012-2013.

Kjo përbën një rekord të ri prej gati 820 mijë studentësh, ndërkohë që trupi petagogjik parashikon që kjo prirje të vazhdojë.
 
Për ndjekjen e studimeve të larta, Shtetet e Bashkuara janë ende destinacioni më i preferuar.
 
Në Shtëpinë e Studentëve Ndërkombëtarë në Uashington, një banesë e përkohshme për studentë nga më shumë se 40 vende, studentja e komunikacioneve, Neena Dominic nga India thotë se Shtetet e Bashkuara ishin zgjedhje numër një për të.
 
“Është i njohur fakti që Shtetet e Bashkuara kanë një sistem shumë të mirë arsimi dhe nivel arsimimi dhe unë desha ta përjetoja këtë sistem”.
 
Neena është pjesë e numrit në rritje të studentëve që vijnë në Shteett e Bashkura për të studjuar. Shumica vijnë nga Kina, mbi 235 mijë që ndjekin studimet në universitetet amerikane, pasuar nga studentët që vijnë nga India, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite. Zheng Zhu thotë se sistemi amerikan i arsimit ka kapërcyer parashikimet e tij, por ai thotë se surpriza më e madhe kanë qenë vetë amerikanët.
 
“Amerikanët janë me të vërtetë shumë më të mirë se sa kisha menduar më parë”.
 
Zheng thotë se përveç se ka bërë shumë miq, përvoja e tij e ka ndihmuar të kuptojë më mirë kulturën amerikane. Por Alan Goodman, President i Institutit për Arsimin Ndërkombëtar, thotë se shkëmbimi kulturor është një formë e dyfishtë.
 
“Arsimi ndërkombëtar duhet të jetë pjesë e arsimimit të të gjithëve.  Dhe ne duhet ta inkurajojmë një gjë të tillë. Ne duhet të kërkojmë që çdo student i vitit të parë që vjet këtu për të vazhduar studimet të hyjë me pasaportë dhe të bëjë plane me trupin petagogjik për 4 vjetët e ardhme për ta përdorur këtë pasaportë”.
 
Megjithëse numri i amerikanëve që studjojnë nëpër botë u rrit 3 për qind në gati 300 mijë studentë vitin e kaluar, më pak se 10 për qind e studentëve amerikanë kanë studjuar nëpër botë, dhe shumcia e tyre vetëm për një semestër. Neena Dominic shpreh keqardhje për këtë fakt.
 
“Erdha këtu dhe mësova diçka që nuk e dija. Ndërsa ne dimë shumë rreth Amerikës, amerikanët nuk kanë shumë dijeni rreth vendeve tona”.
 
Një kritikë tjetër ka të bëjë me ligjet amerikane të imigracionit, që kufizojnë shumë numrin e studentëve të aftë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara pasi përfundojnë studimet.
 
Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë alternative të tjera për të mbajtur në Amerikë studentët më të mirë, por Evan Ryan, Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e arsimit dhe kulturës, thotë se ligjet e tanishme pasqyrojnë politikën amerikane.
 
“Misioni ynë në fakt është që studentët të vijnë këtu për të studjuar dhe të kthehen në vendet e tyre sepse ne besojmë se kjo është e vetmja mënyrë për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë”.
 
Zheng Zhu është dakord me idenë se arsimi në një vend tjetër nxit një pikpamje më të gjerë rreth çështjeve ndërkombëtare, që ai mendon se mund të ndihmojë në uljen e konflikteve globale.
 
“Nëse ka më shumë komunikime kulturore – njerëzit nga Kina vijnë në Amerikë dhe studentët amerikanë shkojnë në Kinë, kjo do të ndihmonte në shtimin e mirëkultimit të ndërsjellë dhe si rezultat do ta zgjidhte këtë problem”.
 
Studentët ndërkombëtarë sjellin 24 miliardë dollarë në ekonominë amerikane pasi shumica paguajnë bursë të plotë për arsimin e tyre. Destinacionet e tyre të preferuara: Kalifornia, Nju Jorku dhe Teksasi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)