Rritet niveli i punësimit të bursistëve, edhe 120 bursa të reja për 2021-2023
Prishtinë, 27 qershor - Instituti EPIK ka njoftuar se bursa e Bashkimit Evropian për studime të nivelit MASTER në universitetet Evropiane, apo më e njohur si Skema e Profesionistëve të Rinj (Young Cell Scheme – YCS) është ndër projekte më të suksesshme të BE-së në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
Përderisa BE-ja mbulon të gjitha shpenzimet e bursistëve, është obligim i institucioneve të Kosovës të sigurojnë punësimin e tyre në administratën publike. Në këtë formë, bursa kontribuon në ndërtimin e një administrate të pavarur, me integritet dhe profesionale.
Gjatë vitit 2019 shoqëria civile, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtar, ka monitoruar zbatimin e bursës YCS dhe njëkohësisht jemi zotuar se do të vazhdojmë të përcjellim zhvillimet sa i përket bursës YCS dhe punësimin e bursistëve në institucionet shtetërore me qëllim të krijimit të një administrate me integritet, të pavarur dhe profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Pas përfunidmit të vititi akademik 2018/2019, 50 bursistë të Skemes së Profesionstëve të Rinj janë kthyer në Kosovë nga studimet e tyre MASTER në BE.
Nga 50 bursistë, 26 janë të gjinisë femërore, ndërsa 24 gjinisë mashkullore. Të gjithë bursistë përbëjnë vlerë të jashtëzakonshme për avancimin e administratës publike në Kosovë, pasi që:
Kanë vijuar studimet në Holandë, Angli, Belgjikë, Francë, Austri, Gjermani dhe Irlandë;
Kanë vijuar studime në universitetet prestigjioze, siç janë Universiteti i Amsterdamit, Université Paris II - Assas Sorbonne, Universiteti i Mastrihtit, Universiteti Vjenës, Universiteti i Qytetit të Londrës, Kolegji i Mbretit – Londër, Universiteti i Mançesterit, etj;
Kanë vijuar studime në fusha të veçanta dhe deficitarë, siç janë: ndërmarrësia sociale, menaxhimi mjedisor dhe energjetik, e drejta e punësimit, sistemet statistikore, qeverisja globale ekonomike dhe çështjet publike, tregtia ndërkombëtare dhe e drejta e investimeve, etj.
Në bazë të monitorimit të deritanishëm të punësimit të 50 bursistëve mund të konfirmojmë se 44 bursistë janë punësuar, ndërsa 6 ende presin punësimin. Në këtë drejtim, ne përshëndesim përkushtimin e të gjitha institucioneve shtetërore për punësimin e 44 bursistëve deri më sot.
Institucionet të cila kanë siguruar punësimin e bursistëve janë:
ish-Ministria e Integrimit Evropian: 8 bursistë;
Ministria e Financave: 6 bursistë;
Ministria e Drejtësisë: 5 bursistë;
Ministria e Punëve të Brendshme: 5 bursistë;
Administrata Tatimore e Kosovës: 3 bursistë;
Zyra e Kryeministrit: 3 bursistë;
Organi Shqyrtues i Prokurimit: 3bursistë;
Zyra Kombëtare e Auditimit: 2 bursistë;
Këshilli Gjyqësor i Kosovës: 2 bursistë;
Prokuroria e Prishtinës: 1 bursist;
Ministria e Ekonomisë dhe Ambinetit: 1 bursist;
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: 1 bursist;
Komuna e Pejës: 1 bursist;
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale: 1 bursist;
Forca e Sigurisë së Kosovës: 1 bursist;
Banka Qendrore e Kosovës: 1 bursist.
Përderisa përshëndesim punësimin e 44 bursistëve ftojmë të gjitha institucionet e Kosovës që të sigurojnë punësimin edhe të 6 bursistëve të mbetur që janë duke pritur punësimin. Nënvizojmë po ashtu se pas përfundimit të vitit akademik 2019/2020, së shpejti, në Kosovë do të arrijnë edhe 44 bursistë nga raundi XII i bursës YCS.
Prandaj bëjmë thirrje Kryeministrit të Republikës së Kosovës që të siguroj mos shpalljen e konkurseve publike brenda Qeverisë pa punësimin e të të gjithë bursistëve YCS gjatë vitit 2020 dhe të vazhdoj trendin pozitiv të zbatimit të bursës YCS.
Në këtë kontekst, tërhekim vëmendjen e të gjitha institucioneve shtetërore për rëndësinë e profesionalizimit të administratës publike në kuadër të avancimit të shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës dhe procesve të ndërlidhura ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, kujtojmë thirrjen e fundit të Ambasades Amerikane: “Sot ne njohim të gjithë ata profesionistë të cilët i shërbejnë vendit të tyre me nder dhe dinjitet. I bëjmë ftesë Qeverisë së re të Kosovës që të emëroj profesionistët me përvojë dhe jo të afërm politik.”
"Po ashtu, siç është cekur në Strategjinë e fundit të Zgjerimit të Komisionit Evropian: “Reforma e administratës publike është e rëndësisë monumentale për avancimin e qeverisjes në të gjitha nivelet."
"Kjo përfshin kualitetin dhe llogaridhënien e administratës, ngritjen e profesionalizmit, depolitizimin dhe transparencën, përfshirë në proceset e rekrutimit dhe shkarkimit, menaxhimin më transparent të financave publike, si dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.”
Në fund, dëshirojmë të nënvizojmë rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të plotë të institucioneve shtetërore me partnerë tonë ndërkombëtar në zbatimin e të gjitha bursave që kanë për qëllim arsimimin e të rinjve dhe profesionalizimin e administratës publike.
Ky bashkëpunim dhe respektimi i obligimeve kontraktuale nga ana e institutcioneve shtetërore do këtë ndikim të drejtpërdrejt në zbatimin e afro 150 bursave të reja për studimet MASTER në universitetet prestigjioze Evropane në vlerë prej 6 milion EURO të planifikuara për 2021-2023.
Rrjedhimisht, ne presim nga institutcionet që në asnjë formë të mos vënë në dyshim këtë mundësi të shkëlqyeshme për të rinjtë dhe të rejat e Republikes së Kosovës.