28 Mars 2024

RrGK dënon fuqishëm gjuhën denigruese ndaj znj Luljeta Plakolli Kasumi

Prishtinë, 25 tetor - Debati i mbrëmshëm i nxitur nga Enver Hasani i orientuar kryesisht kundër figurës personale të një gruaje profesoreshë të Universitetit të Prishtinës (UP) znj. Luljeta Plakolli Kasumi, e cila do të ushtrojë funksionin e ushtrueses së detyrës, është shembull i një qasjeje mizogjene dhe bulliste ndaj gruas si udhëheqëse në Kosovë.

Rrjeti i Grave të Kosovës nuk synon të ndërhyjë në zhvillimet që po ndodhin në UP por nuk mund të qëndrojë në heshtje kur debatet kthehen në fyerje mizogjene dhe shantazhe të ulëta që rëndojnë mbi znj. Plakolli Kasumi vetëm sepse ajo është grua.

Tendenca të tilla krijojnë përshtypjen që Kosova ende jeton nën pushtetin e një grushti burrash që kanë ‘autoritet’ të rrënojnë emrin e çdo gruaje që merr guximin të ushtrojë pozita të larta vendimarrëse.

Rrjeti dënon fuqishëm gjuhën denigruese dhe shantazhuese ndaj znj Luljeta Plakolli Kasumi dhe çdo gruaje tjetër. Fyerjet e shpifjet e Enver Hasanit duhen refuzuar si tendenca për vazhdimin e mentalitetit abuzues e urrejtës ndaj grave që ka mbijetuar në Universitetin e Prishtinës me dekada të tëra. Mposht një grua, që të mposhtesh dhe të tjerat në të ardhmen, është matra që nuk do të lejojmë më të mbijetojë në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)