25 Dhjetor 2024

RrGGK reagon për tekstin e Profesor Vesel Latifit

Prishtinë, 20 tetor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), në emër të një numri aktivistesh akademikeve, dhe organizatave të shoqërise civile shpreh revoltë të thellë ndaj kapitullit “Karakteristikat e viktimave të marrëdhënies seksuale me dhunë” nga Profesor Vesel Latifi.

Sipas këtij teksti: \"Viktimat e marrëdhenieve seksuale me dhunë zakonisht janë femrat që gënjehen lehtë, të pakujdesshme, mendjelehta, dhe të përdalura, rrethana të cilat sjellin me vete edhe një situatë viktimogjene (sulmin ndaj tyre)”.

RrGGK përkujton Prof. Latifin dhe gjithë përkrahësit e tij që fajësimi i viktimave të dhunës seksuale është i papranueshem pasi që çon në justifikimin e këtyre veprave.

    RrGGK së bashku me organizata tjera të shoqerisë civile paralajmëron masa dhe reagime të mëtutjeshme në ditët në vijim, ku do të kërkohet nga Universiteti i Prishtinës dhe MASHTI të ndërmarrin masa për modifikim drastik të këtij kapitulli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)