Rreth 2260 maturantë ritestohen në provimin Matura 2011
Prishtinë, 17 shtator - Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, sot ka oganizuar provimin e Maturës Shtetërore në 28 qendra shkollore në Kosovë.
Ritestimi i nxënësve po bëhet për shkakt të anulimit të provimit në afatin e gushtit pasiqë Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), konstatoi parregullsitë.
Për administrim të suksesëshëm të këtij testi të dijes, MASHT ka angazhuar rreth 300 administrues, vëzhgues , komisioner dhe monitorues.
Zëvendësministri i Arsimit njëherësh kryetar i Komisionit Qendrorë Shtetërorë të Maturës, Nehat Mustafa i shqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsmimit për komunën e Prishtinës Remzi Salihu, vizituan nxënësit gjatë testit në sh.f. Dardania dhe në sh.m.t. 28 nëntori në Prishtinë .
Me këtë rats Mustafa tha se vërehet një shkallë e lartë e pergjegjësisë së administruesve dhe vëzhguesve, por edhe një vetëdijësim i nxënësve dhe përkushtim i tyre që të bazohen vetëm ne njohuritë që kanë për të plotësuar me sukses pyetësori.
\"Kjo është nje sfidë të cilën qdo ditë e mëshumë po përpiqemi ta bëjmë sa më të efektëshme dhe sa më të suksesëshme në kuptimin e krijimit të mundësive reale që nxënësit të shfaqin dijen e tyre të fituar ndër vite tha Mustafa.
Gjatë vizitës ktyre shkollave por edhe nga informatat që vijnë nga terreni u vërejt një shkallë e lartë e disiplinës dhe seriozitetit nga ana e administratorëve por edhe e nxënësve për të përballuar me sukses këtë sfidë .
Sipas KQSHM-së , rezultatet pritet të dalin të hënën - 19 shtator 2011