22 Dhjetor 2024

ROR dënon dhunën në shkolla, kërkon veprim nga institucionet

Prishtinë, 17 maj - “Një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë të martës së kaluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Në oborrin e kësaj shkolle disa nxënëse të klasës së shtatë, ngacmojnë seksualisht një vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë.”

Lajme të tilla që kanë qarkulluar ditëve te fundit ne rrjete sociale, media dhe me gjere na kane shqetësuar jashtë mase neve si anëtarë të grupit “Respect Our Rights” (ROR).

Kjo ngjarje nuk është e para qe po ndodh e nuk do te jete as e fundit deri sa nuk merren masa vetëdijesuese e ndëshkuese.

''Ne si grup monitorues i të drejtave të fëmijës që përfaqësojmë zërin e fëmijëve të Republikës së Kosovës, ju drejtohemi te gjithëve, të bashkohemi për te ndalur një here e mirë dukuritë negative si dhuna fizike, psikologjike e seksuale tek të miturit'', thekson ROR.

ROR po ashtu fton drejtoreshën e shkollës në fjalë, që të merren me çështjet qe po ndodhin brenda shkollës dhe të mos i mbuloni këto raste alarmante.

Udhëheqësit e shkollës sipas ROR duhet të kenë më shumë mbikëqyrje dhe të krijoj mekanizma te ndryshëm mbrojtës duke mundësuar vetëdijesimin e fëmijëve për të ndaluar dhunën në të gjitha format e saj.

''Kërkojmë që vajzës 5 vjeqare, t’i ofrohen shërbime psikologjike për një periudhë më të gjatë kohore. Ndërsa djemt, të i nënshtrohen riedukimit!''

''Të nderuar prindër, edukoni fëmijët tuaj të kenë dashuri, mirësjellje dhe respekt ndaj njeri-tjetrit. Ekspozimi i tyre ndaj dhunës mund të sjellë pasoja gjatë tërë jetës së tyre.''

''Të dashur fëmijë, ju njoftojmë se ngacmimet verbale, fizike, seksuale janë vepra të dënueshme me ligj.! Një sjellje e juaj që mund të ju duket e vogël, ka dëme tmerrësisht të mëdha!'', deklaron ROR.

ROR po ashtu i benë thirrje, institucionit të  Policisë së Kosovës, që patrullat dhe kontrollet rreth ambienteve shkollore të jenë sa më të shpeshta. Kjo mund të krijoj një ambient më të sigurt për të gjithë fëmijët.  

''Iu lutemi mediave dhe portaleve të ndryshme që të kenë shumë kujdes dhe mos të publikojnë fotografi te fëmijëve nen moshën 18 vjeçare pa lejen e prindit/kujdestarit te tyre si dhe të mos publikojnë informata personale që mund të cenoj privatësinë e tyre.''

''Bëjmë thirrje që të gjithë qytetarët të raportojnë rastet e ngacmimit, dhunës, abuzimit që i hasin duke kërkuar llogari nga vendimmarrësit!'', thot ROR.

Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights” (ROR) është themeluar ne vitin 2014 me mbështetjen e Save the Children dhe Syri i Vizionit dhe që atëherë punon në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

''Ne jemi këtu që t’iu ndihmojmë secilit fëmijë pa dallim dhe do te sigurohemi që të adresojmë të gjitha rastet në ne institucionet përkatëse duke u siguruar se po merren masat e duhura!'', nenvizon në fund ROR.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)