Rifillon procesi mësimor në Kosovë
Prishtinë, 30 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në Kosovë njoftoi të gjithë nxënësit dhe mësimsdhënësit se mësimi do të rifillojë sot më 30 janar 2012.
MAShT njofton se mësimi nuk do të fillojë në disa shkolla në zonat rurale, ku Drejtoritë Komunale të Arsimit vlerësojnë se ende nuk ekzistojnë kushtet të zhvillohet mësimi, për shkak të borës së madhe që ka përfshirë ato vende.
Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifkimit të përbashkët të DKA-ve me MAShT-in.