Rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018 shpallen me 21 qershor
Prishtinë, 14 qershor – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.
Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2018.