15 Nëntor 2024

Rezultatet e testit PISA duhet të shërbejnë për mobilizim

Prishtinë, 16 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami zhvilloi një takim konsultativ me Grupin iniciues të ekspertëve për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve “PISA”.

Ministri Bajrami, ndër të tjera tha se, rezultatet e testit PISA 2015 duhet të na shërbejnë për reflektim dhe mobilizim të të gjithëve në Republikën e Kosovës, në mënyrë që në testin e ardhshëm PISA 2018 të kemi rezultate më të mira.

Për ta arritur këtë, theksoi ministri Bajrami, kërkohet punë dhe përkushtim më i madh i mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe institucioneve lokale e qendrore arsimore.

Prandaj, nisur nga kjo, Ministri do ta themelojë Grupin e punës në përbërje të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, të cilët pas studimit dhe analizimit të plotë të këtij procesi do ta hartojnë Planin e veprimit për vitin 2018 dhe në vazhdim.

Ministri Bajrami, gjithashtu theksoi se, tashmë e kemi Kurrikulën e re, Planin Strategjik të Arsimit “PSAK 2017-2021”, si dhe Strategjinë për sigurimin e cilësisë në arsim, koordinatorët e cilësisë, me çka është siguruar hapësirë dhe mundësi për angazhim dhe qasje të drejtpërdrejtë për ngritjen e cilësisë dhe arritjen e standardeve moderne të arsimit.

“Jam tërësisht në mbështetje të grupit të ekspertëve dhe do të jem mbështetës i punës dhe angazhimit tuaj në të mirë të arsimit në Republikën e Kosovës”, tha ministri Bajrami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)