Rezultatet e Provimit të Maturës publikohen më 5 korrik
Prishtinë, 29 qershor - Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) njofton të gjithë kandidatët që i janë nënshtruar Provimit të Maturës Shtetërore, se rezultatet e provimit do të publikohen të enjten, më 5 korrik.
KQShM bënë të ditur se kjo shtyerje e publikimit të rezultateve të provimit të maturës, është bërë me kërkesën e Njësisë për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim, e cila është duke u ballafaquar me harmonizimin e shënimeve, veçmas për identifikimin e fletëpërgjigjeve, në të cilat mungojnë disa shënime të domosdoshme identifikuese.
KQShM lut të gjithë maturantët që të kenë mirëkuptim për këtë vonesë,e cila gjithsesi se do të jetë në harmoni me universitetet publike, sa i përket afateve për regjistrim në arsimin e lartë.