25 Dhjetor 2024

Rezultatet e nxënësve në shkollat e Prishtinës për vitin 2013-14

Prishtinë, 30 shtator - Drejtoria e Arsimit, në çdo fundvit shkollor bën vlerësim të përgjithshëm rreth suksesit të nxënësve, performancës së mësimdhënësve dhe realizimit të punëve dhe detyrave për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të Komunës së Prishtinës.

Ky vlerësim bëhet jo vetëm për të konstatuar gjendjen por, edhe për të përcaktuar objektivat për punët dhe detyrat për të ardhmen, që do të reflektojnë në përmirësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve dhe ngritjen e performancës së mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor, duke e krahasuar me ecurinë e vitit paraprak. 

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci në mbledhjen e shtatë të Kuvendit Komunal, i informoi këshilltarët komunal lidhur me nivelin e arsimit në shkollat e Prishtinës. Më poshtë mund të gjeni rezultatet e përmbledhura:

Niveli fillor dhe i mesëm i ulët i arsimit:

Në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, gjithsej në 42 shkolla amë me 18 paralele të ndara fizike, mësimin, në vitin shkollor 2013/14, e kanë vijuar 31.931 nxënës, të shpërndarë në 1315 paralele, që i bie mesatarisht 24,28 nxënës për paralele. Mesatarja e numrit të nxënësve për paralele në shkollat e qytetit është 28, kurse në shkollat rurale mesatarja e numrit të nxënësve për  paralele është 16, prej tyre:

Kalueshmëria e nxënësve në nivelin fillor të arsimit, është: 17.149  nxënës me sukses pozitiv, 99.51 %, 47 me sukses të pamjaftueshëm, 0.27% dhe 36 nxënës të panotuar, 0.20 për qind, gjegjësisht:

Në bazë të statistikave të dhëna konsiderohet se në këtë nivel të arsimit fillor është përdorur një kriter më i butë i vlerësimit, ndërsa nota mesatare është 4.49.

Vijueshmëria e nxënësve: Gjatë vitit shkollor 2013/14, në nivelin e arsimit fillor janë regjistruar gjithsej  154.128 mungesa, prej tyre: të arsyeshme 140.102 ose 8.13 mungesa për nxënës , të paarsyeshme 14.027 ose 0.81 - mungesa për nxënës.

Niveli i arsimit të mesëm të ulët, VI-IX

Numri i përgjithshëm i nxënësve në nivelin e mesëm të ulët, VI – IX, është 14.699  nxënës, të shpërndarë në 573 paralele, mesatarisht 25.65 nxënës për paralele. Prej tyre 14.586 nxënës janë me sukses pozitiv (99.2%), ndërsa 92 nxënës me sukses të pamjaftueshëm (0.62%), dhe 21 nxënës  të pabotuar (0.14%).

Në këtë nivel të arsimit konsiderohet se është një shpërndarje më racionale e nxënësve, sipas suksesit të arritur, dhe arsimtarët me rastin e vlerësimit kanë pasur kriter më real dhe më objektiv, për çka dëshmon edhe nota mesatare: 3.88.

Vijueshmëria e nxënësve: Në nivelin e arsimit të mesëm të ulët, gjatë vitit shkollor 2013/14 janë regjistruar gjithsej 387.759 mungesa, apo 26,37 mungesa për nxënës, prej tyre të arsyeshme: 304.395, ose 20,70 mungesa për nxënës, të paarsyeshme-  83.364, ose 5,67 mungesa për nxënës. 

Niveli i arsimit të mesëm të lartë

Në nivelin e arsimit të mesëm të lartë gjithsej 12 shkolla, mësimin e kanë vijuar   13.016 nxënës, të shpërndarë  në 408  paralele, mesatarisht  31,90 nxënës për paralele. Mesatarja e numrit të nxënësve për paralele, 31,90  për këtë nivel të arsimit është pasojë e numrit të vogël të nxënësve në shkollat profesionale në krahasim me gjimnazet, ku ka një stërngarkim të paraleleve deri në 45-46 nxënës.

Kalueshmëria e nxënësve, në këtë nivel të arsimit  është: 12.398 nxënës me sukses pozitiv (95.25%), ndërsa 375 nxënës me sukses të pamjaftueshëm (2,88 %), dhe 243  të pabotuar (1.86 %), prej tyre. Nota mesatare e nxënësve të këtij niveli të arsimit  është 3,44.

Vijueshmëria e nxënësve: Gjatë vitit shkollor 2013/2014 janë regjistruar gjithsej 687.082 mungesa, apo 52.78 mungesa për nxënës. Prej tyre të arsyeshme: 347.139,  ose 26.67 mungesa për nxënës, të paarsyeshme: 339.943, ose  26.11  mungesa për nxënës.

Provimi i maturës shtetërore

Në këtë vit shkollor 2013/14, provimit të maturës shtetërore në afatin e parë, me 7  dhe  21 qershor, iu kanë nënshtruar 5284 maturantë. Sukses pozitiv kanë arritur 3.028 nxënës (57.31%).

Ndërsa në afatin e dytë, me 29 gushtit dhe me 7 shtator, provimit të maturës iu kanë nënshtruar 2.820 maturantë, prej tyre sukses pozitiv kanë arritur 1.674 nxënës (59.36 %).

Në këtë vit shkollor provimin e maturës shtetërore, në Komunën e Prishtinës, e kanë kaluar 4.702 nxënës (88.98 %).

Të dhënat tregojnë se viti shkollor 2013-14, shkollat e komunës së  Prishtinës,  karakterizohet me një trend pozitiv në segmentet e ngritjes së suksesit të nxënësve, në nivelin I-V dhe X-XIII, kurse në nivelin VI-IX ka një rënie të lehtë të suksesit. Ndërsa, në realizimin e orëve të planifikuara është shënuar një rënie e lehtë në nivelin I-V, kurse në nivelin VI-IX dhe X-XIII, ka shënuar progres në krahasim me vitin paraprak.

Sfidë për institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës mbetet numri i madh i mungesave të nxënësve  në të tri nivelet e arsimit, por me theks të veçantë janë mungesat e nxënësve të nivelit të tretë, X-XIII.  Andaj, në këtë segment kërkohet një angazhim i të gjithë faktorëve relevantë, në mënyrë që të përmirësohet vijueshmëria e nxënësve.    

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)