Revista e UBT-së e vetmja në vend me numër të ISSN-së
Prishtinë, 18 gusht - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), gjatë këtyre ditëve me të drejtat e plota dhe i vetmi në Kosovë si nga institucionet publike po ashtu edhe private ka fituar Numrin Serik Ndërkombëtar të Librit (ISSN).
Ky informacion me karakter ndërkombëtar u konfirmua sot nga organizata në fjalë, menaxhmentit të lartë të UBT-së.
Prej themelimit të universitetit kemi dhënë kontribut të vazhdueshëm në fushën e kërkimeve shkencore dhe njëkohësisht kemi botuar një numër të konsiderueshëm të revistave në disiplina të ndryshme, e sidomos nga fusha e ekonomisë. Kërkimet shkencore i kemi botuar në revista të universiteteve partnere ndërkombëtare. Tash tutje kërkimet ne do i orientojmë në revistën që e kemi brenda universitetit, tha Prof. Dr Edmond Hajrizi President i UBT-së, pas pranimit të konfirmimit.
Numrin Serik Ndërkombëtar i Librit, ISSN-së, që renditet për UBT është - Bib ID (66488).
Organizata e ISSN-së qendrën e saj e ka në Paris të Francës.