Renovohet shkolla Dositej Obradovic në Partesh

Ky projekt është pjesë e Programit të BE-së Kosova e Bukur i cili po mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e tyre,mirëpo edhe për të gjeneruar vende të reja pune afatshkurtra për personat e papunësuar për një kohë të gjatë në Kosovë.
Përmes këtij projekti me vlerë 146,938.01 (përfshirë 17,000 kontribut i komunës) është instaluar fasada e re me efikasitet të energjisë, dritaret dhe dyert e reja, dyshemeja e re në klasa, riparimi dhe suvatimi i mureve tëbrendshme, gardhi i ri i oborrit të shkollës.
Gjithsej 66 vende të reja pune afatshkurtra janë mundësuar përmes implementimit të këtij projekti, përfshirë 54 persona të përzgjedhur nga Qendra Komunale për Punësim si të papunësuar për një kohë të gjatë. Të 54 personatjanë nga grupet minoritare, prej të cilëve një grua dhe 23 të rinj.
Si përfitues finalë, 320 nxënës dhe stafi i shkollës si dhe rreth 5,200 banorë të Komunës së Parteshit kanë përfituar nga ky projekt.