Rektori Zejnullahu me të ardhurat vjetore prej 59.1 mijë euro
Prishtinë, 6 janar - Rektori Ramadan Zejnullahu u ka hyrë sëpatë të ardhurave të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, por vetë i merr rreth 5 mijë euro në muaj. Pasuria e tij i është afruar njëmilionëshit.
Të ardhurat vjetore, të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, janë 59.1 mijë euro. Si profesor i rregullt ka pagë bazë prej 1.459 eurosh, pa përfshirë këtu edhe mbinormën, shkruan Koha Ditore.
Ka edhe shtesën si rektor në lartësinë 500 euro. Po kështu, ka deklaruar se 719 euro të tjera i merr si kompensim për pjesëmarrjen në Bordin e Avancimit të Kualifikimit të Mësimdhënësve (AKM). Në mbledhjen e fundit të AKM-së, pagesat për pjesëmarrje në Bord janë zvogëluar, por nuk dihet se sa nga kjo linjë do të shkojnë për rektorin.
/Koha Ditore/