Rektori Vataj, takon përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në Kroaci
Zagreb, 2 mars - Rektori Vataj, kryesuesi Gashi dhe prorektori Idrizi u takuan me përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në komunën e Pulas në Kroaci dhe me drejtuesit e kësaj komune
Në ditën e dytë të vizitës në Kroaci të Rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, Kryesuesit të Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Bekim Gashi dhe Prorektorit për Marrëdhënie me Jashtë, Dr. Sc. Sadik Idrizi, janë zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të komunës së Pual në Kroaci. Ndër tjera, delegacioni nga UPZ është pritur nga nënkryetarja e komunës znj. Elena Puh Belci, pastaj me z. Aleksandar Matić, drejtor komunal, Rexhep Raimović, këshilltar komunal në komunën e Pulas dhe kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë.
Me këtë rast rektori Vataj theksoi se komuna e Pulas mund të krahasohet me komunën e Prizreni. Vataj shtoi se Prizreni është qytet multikulturor dhe në UPZ ofrohen studimet në tre gjuhë.
Në këtë takim përveç delegacionit nga UPZ kane qenë edhe z. Rrok Lekaj, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Istres, z. Selim Mulliqi, nënkryetar i Bashkësisë Shqiptare të Istres, znj. Almira Raimović, kryetare e Bashkësisë Boshnjake të Pulas, z. Ruzmir Bosnjaković, nënkryetar i Bashkësisë Boshnjake të Istres dhe disa aktivistë tjerë të Bashkësisë Shqiptare të Istres. Në këtë takim është folur për mundësinë e kontributit të komunës së Pulas në lehtësimin e bashkëpunimit mes universiteteve tona pas nënshkrimit te marrëveshjes së bashkëpunimit, gjetjes së mundësive të punësimit të studentëve shqiptare që përfundojnë studimet aty dhe ndihmën që jep komuna për mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Delegacioni nga UPZ ka zhvilluar ka vizituar edhe selinë e Bashkësisë Shqiptare të Istres, ku përveç te lartpërmendurve kanë marre pjese edhe bashkatdhetarë tjerë që jetojnë në Pula dhe rrethinë, aktivistë shumë vjeçar të regjionit të Istres dhe studentë shqiptare në Universitetin e Pulas. Në takim është diskutuar për gjera me interes për komunitetin shqiptarë dhe gjëra rreth UPZ.