15 Nëntor 2024

Rektori Vataj priti në takim një delegacion nga Ambasada e SHBA-së

Prizren, 15 mars - Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën e kanë vizituar një delegacion nga Departamenti i Shtetit- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd.

Pjesë e delegacionit ishin zonja Jen MacArthur, Zyrtare regjionale e Gjuhës Angleze, nga Ambasada Amerikane në Beograd, Mark Naylor, Asistent i Zyrtarit për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Ata u pritën nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu, udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Anglezë në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Ass. Dr. Sermine Turtulla profesoreshë e gjuhës angleze  në këtë departament.

Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët me gjendjen ekzistuese në UPZ, ku theksoi se dega e gjuhës angleze në Prizren ka traditë të gjatë edhe para se të themelohet Universiteti i Prizrenit.

Gjithashtu Rektori Vataj theksoi se interesimi për të studiuar gjuhën angleze është shumë i madh, duke shtuar se gjuha angleze është lëndë obliguese në secilin fakultet.

Rektori Vataj tha se mirëpret ndonjë ndihmë nga ana e Ambasadës Amerikane në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij departamenti duke potencuar se UPZ ka mundësi të vogla buxhetore aktualisht.

Ai barti të ditur se UPZ ka siguruar mbështetje nga Departamenti i Shtetit për themelimin e Klinikës Penale Juridike në Fakultetin Juridik, për të cilën gjë tha se u janë mirënjohës.

Zonja Jen MacArthur, Zyrtare regjionale e Gjuhës Angleze nga Ambasada Amerikane në Beograd tha se ndihet e kënaqur që ka mundësi të njihet më gjendjen e UPZ-së. Ajo theksoi se fokus i tyre është që të lidhin njerëzit mes kufijve përmes projekteve të përbashkëta. Gjatë kësaj vizite në UPZ ky delegacion vizitoi edhe departamentin e gjuhës angleze në Prizren.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)