19 Maj 2024

Rektori Vataj inicion pezullimin e profesorit të arrestuar

Prizren, 22 qershor - Rektori  i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i cili gjendet përkohësisht jashtë vendit, ka kërkuar nga vartësit e tij, komfor dispozitave ligjore në fuqi, inicimin e masës disiplinore me pezullim të përkohshëm nga puna të profesorit të Fakultetit Juridik, B. Z..

Këtë kërkesë Rektori Vataj e ka bërë menjëherë pasi jemi njoftuar zyrtarisht se i njëjti me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren është vendos në paraburgim, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, pas nisjes së hetimeve ndaj tij.

Ndërkaq, profesorit të angazhuar B. A., i cili po ashtu është nën hetime, i ka skaduar kontrata e punës, ndërsa për provimet në lëndët përkatëse, nga ana e Këshillit të Fakultetit Juridik është caktuar profesori që do t’i mbajë. Po ashtu për provimet e parapara të mbahen në këtë afat në lëndët të ligjëruara ana e profesorit B. Z. është caktuar profesori që do të mbajë.

Aktualisht organet e UPZ po e trajtojnë rastin komfor dispozitave ligjore dhe statutare që janë në fuqi. Përgjegjësia është individuale, ndërsa menaxhmenti në suaza të përgjegjësive ligjore i ofron bashkëpunim të plotë organeve të rendit në kryerjen e detyrave të tyre dhe zbardhjen e çfarëdo dyshimi eventual që mund të kenë.

Deri më tani menaxhmenti ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë për zbardhjen e disa rasteve dhe i bënë thirrje atyre për zbardhjen e të gjitha rasteve të dyshuara për vepra penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)