Rektori nuk i frikesohet shantazheve
Prishtinë, 24 shtator - Sot ishte planifikuar që të mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit të Prishtinës. Një grup i ashtuquajtur Grup i Pavarur i Studentëve kanë pamundësuar mbajtjen e mbledhjes, duke e bllokuar hyrjen në rektorat.
Poashtu, sot jemi informuar se pjesëtarë të këtij grupi kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve të UP-së, të cilët nuk e ndajnë të njëjtin mendim me këtë grup.
Ndonëse ky grup vazhdon të bllokojë ndërtesën e rektoratit, duke e pamundësuar mbledhjen e Senatit e cila është planifikuar që të mbahet sot në ora 17:00, Rektori Zejnullahu ka shprehur qëndrim se është i hapur dhe transparent për çfarëdo forme të dialogut me studentët e UP-së.
Megjithatë, ky grup i studentëve nuk ka qenë i interesuar të debatoj qoftë me Rektorin Zejnullahu apo dekanët e Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës.
Ky grup i studentëve duke frikësuar dhe ushtruar dhunë mbi studentët e tjerë dhe duke bërë vetëgjyqësi - ndonëse vetë kanë kërkuar nga gjyqësori që të trajtojnë nëse zgjedhja e Rektorit është bërë në përputhje me ligjin - po e shantazhojnë direkt funksionimin normal të UP-së.
Pas protestës Rektori prof. Zejnullahu ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-ve znj. Tracy Jacobson, ku kjo e fundit mbështet fuqishëm platformën programore të Rektorit prof.
Zejnullahu për reformimin e UP-së, luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe përpjekjet intensive për depolitizimin e UP-së. Rektori prof. Zejnullahu është i hapur për të diskutuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me studimet dhe studentet e UP-së.
Rektori i UP-së ka shprehur zotim e tij se refuzon të shantazhohet nga çfarëdo grupi që e konteston sundimin e ligjit në Kosovë.