23 Dhjetor 2024

Rektori Ibrahim Gashi jep dorëheqje

Prishtinë, 8 shkurt -Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP),  Ibrahim Gashi ka dhënë dorëheqje.  Rektori Gashi në një intervistë për Radiotelevizonin e Kosovës, ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje për shkak të parimeve të tij. Gashi ka deklaruar se protestat janë organizuar nga qarqe të ndryshme, që nuk ia kanë dashur të mirën universitetit dhe Kosovës.


"Duke qenë së situata në Universitetin e Prishtinës, kjo edhe si pasojë e zhvillimeve jashtë tij, është ndërlikuar tej mase, dhe me qëllim të normalizimi të saj, ju paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”", ka pohuar ai.


Gashi ka deklaruar se ka vendosur për këtë hap pas një presioni të vazhdueshëm, shpesh herë edhe të pandershëm dhe me implikime të thella politike të një grupi të studentëve, një pjese të shoqërisë civile dhe të qarqeve të caktuara politike.


"Qasja ime gjatë ushtrimit të detyrës së rektorit, gjithnjë ka qenë refelektim i një përgjegjësie institucionale për trajtimin e të gjitha shqetësimeve të ngritura vetëm përmes normave dhe strukturave të  parapara me statut dhe ligj. Kam dashur që, për përgjegjësinë eventuale të cilitdo, e në këtë kuadër edhe përgjegjësinë time, fjalën e tyre fillimisht ta thonë organet e Universitetit, por, meqë presioni që po ushtrohet ndaj Universitetit tashmë ka rrezikuar funsionimin e tij, atëherë vendosa të jap dorëheqje i bindur se me këtë akt Universiteti do të lihet i qetë që të kryej punën e vet", ka theksuar ai.


Sipas tij i bindur në pafajësinë time, dorëheqja ime nuk nënkupton ikje nga përgjegjësia, adresimi i të cilës tanimë ka filluar ndaj të gjithëve, e për të cilën unë inkurajoj organet e Universitetit që ti shkojnë deri në fund.


"Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, stafin akademik, atë administrativ, dhe bashkëpunëtorët  e mi më të ngushtë që edhe në momentet më të ndjeshme ishin konstruktiv dhe të vendosur për të mbajtur funksionet vitale të Universitetit.", ka pohuar ai.

Gashi ka falënduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe konstruktiv në kapërcimin e kësaj situate,  ju lutem që të pranoni dorëheqjen time.

Pas dorëheqjes së Rektorit Ibrahim Gashi, Universiteti i Prishtinës do të jetë në duart Këshillit Drejtues .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)