Rektori i UP-së, gati 3 mijë euro pagë
Prishtinë, 12 qershor - Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj i është rritur paga dhe tani merr gati 3 mijë euro.
Me rregulloren e re, për të ardhurat e personelit akademik, miratuar disa ditë më parë nga Këshilli Drejtues, paga e rektorit shkon në 2.730 euro.
Një informacion i tillë është siguruar nga Koha Ditore.
Një shumë pak a shumë të ngjashme me rektorin marrin edhe prorektorët, të cilët do të marrin tani e tutje 700 euro më shumë.