Rektori i Universitetet të Vlorës vizitoi UBT-në
Prishtinë, 6 dhjetor - Rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Albert Qari qëndroi për një vizitë në Kosovë, me ftesë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Në vizitën dhe takimet e njëpasnjëshme me Presidentin e UBT-së, Dr. Hajrizin, Qari u njoh me zhvillimet në këtë universitet, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete dhe gjatë takimeve u bisedua për bashkëpunimin ndëruniversitar.
Më konkretisht, Dr. Hajrizi e ka njoftuar atë lidhur me zhvillimet e përgjithshme për institucionin që e drejton, UBT-në, dhe kanë gjetur mirëkuptimin që në një të ardhme të afërt për të shtrirë bashkëpunimin në një varg fushash akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.
Po ashtu Qari zhvilloi edhe një ligjëratë para studentëve të nivelit Mastar të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi të UBT-së.
UBT ka marrëveshje bashkëpunimi me një varg kompani, institucione shkencore dhe universitare edhe në Republikën e Shqipërisë.