Rektori Gashi takon drejtorin e Akademisë Diplomatike dhe ambasadorin kroat
Prishtinë , 2 dhjetor - Rektori i Universitetit të PrishtinësHasan Prishtina, prof.dr.Ibrahim Gashi, priti në një takim Drejtorin e Akademisë Diplomatike të Kroacisë, Mladen Andrlic dhe Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë Diplomatike të Kosovës dhe asaj të Kroacisë, dhe mbështetjen që UP-ja mund të ofrojë, në kuadër të programeve të përbashkëta të këtyre dy akademive.