Rektori Gashi takoi drejtoreshën e Fondit të Vishegradit
Prishtinë, 18 korrik - Rektori i Universitetit të PrishtinësHasan Prishtina, prof.dr.Ibrahim Gashi dhe prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof.dr.Lindita Tahiri, u takuan me drejtoreshën e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, Karla Wursterova dhe koleget e saj, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës.
Ky fond i themeluar në vitin 2000 nga ky vit ofron mobilitet edhe për studentët e Universitetit të PrishtinësHasan Prishtina, në universitetet e shteteve anëtare të Vishegradit (Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria).
Përveç mobilitetit, ekzistojnë dhe mundësi bashkëpunimi me universitetet e shteteve anëtare të Vishegradit për përpilim të programeve studimore dhe për avancimin e çështjeve me rëndësi akademike, si dhe për pasurim bibliotekash dhe për universitete verore.