23 Dhjetor 2024

Rektori Gashi priti në një takim ambasadorin Shala

Prishtinë, 12 dhjetor - Rektori Gashi priti në një takim ambasadorin Shala   Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, priti në një takim ambasadorin e Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Në këtë takim, ambasadori Shala e njoftoi rektorin Gashi për rezultatet që janë arritur nga Marrëveshja e Bashkëpunimit që rektori Gashi e nënshkroi në muajin tetor me Universitetin Kinki të qytetit të Osakës, duke theksuar se Universiteti Kinki është i gatshëm që të pranojë deri në pesë javë studentët e UP-së, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të studentëve.

Gjithashtu, ai tha se Universiteti i Kinkit është i gatshëm që të pranojë ligjërues të UP-së, por edhe të dërgojë profesorë nga Kinki në UP, si dhe ka interesim që të dërgojnë ligjërues dhe studentë edhe në shkollën verore që organizon UP-ja.
Ambasadori Shala e njoftoi rektorin Gashi edhe për dy deri në tre bursa të doktoratës të cilat i ofron Universiteti Waseda për konkurruesit nga Kosova në programet si Shkenca Politike, Ekonomi, Shkenca Sociale, Shkenca Sportive, Inxhinieri, etj. duke i liruar edhe nga pagesa për regjistrim.

Në muajin tetor, menaxhmenti i UP-së e kishte realizuar një vizitë pune në Japoni, ku me ndërmjetësimin e ambasadorit Shala rektori Gashi ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Kinki të qytetit të Osakës. Kjo Marrëveshje parasheh bashkëpunimin universitar përmes shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, rezult

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)