23 Dhjetor 2024

Rektori Gashi duhet të jap dorëheqje për shkak të shkeljeve të shumta

Prishtinë, 24 janar - Sot, në selinë e Lëvizjes për Bashkim, Shukri Klinaku, përgjegjës i Sektorit për Arsim në Lëvizjen për Bashkim mbajti një konferencë për media, në të cilën shprehu qëndrimet e Lëvizjes për Bashkim lidhur me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës.

Qëndrimet Klinaku u deklaroi se cilësia e dobët e arsimit në Kosovë nuk buron nga defektet sistemike-mungesa e ligjeve dhe rregulloreve që e trajtojnë këtë fushë, por nga shkeljet dhe moszbatimi i këtyre dispozitave ligjore të cilat ndikojnë që arsimi në Kosovë të degradojë për kaq shumë vite.

Ai u shpreh se Rektori i UP-së nuk ka bërë shkelje për shkak se ka botuar në në revistën shkencore në fjalë por, sepse, sipas statutit për t’u zgjedhur profesor i rregullt, kandidati për Rektor  duhet të ketë së paku 5 punime me recension ndërkombëtar duke qenë autor i parë.

Poashtu, zbutja e kriterit përtej statutit për rektorin, ka ndikuar në shkelje edhe më të mëdha të statutit me rastin e zgjedhjeve dhe avancimeve të mësimdhënësve të niveleve tjera. 

Sipas Klinakut, Rektori, para së gjithash, duhet të jap dorëheqje, apo të shkarkohet nga pozita e rektorit për shkak të shkeljes së statutit, për shkak të shkeljes së vendimeve të senatit dhe për shkak të amnistimit të vartësve të vet, si shkelës të statutit dhe të rregulloreve.

Shukri Klinaku më pas vazhdoi se arrestimi i disa asistentëve, studentëve dhe shkarkimi i një dekani për shkak të dyshimit se kanë kanë bërë korrupsion dhe falsifikim është veprim selektiv i organeve të hetuesisë, respektivisht, janë arrestuar vetëm ata që nuk kanë mbështetje politike. Ka fakultete në të cilat shkeljet janë më të mëdha se sa në fakultetin e mjekësisë. Prandaj, ndjekja duhet të shtrihet deri tek shkelësi i fundit.

Në fund z. Klinaku tha se kritikat për gjendjen e rëndë në UP duhet të adresohen saktë dhe të ngriten në forumet dhe organet tjera kompetente në Universitet, e më pas edhe në organet e drejtësisë, me qëllim që ata që bartin barrën kryesore për degradimin deri në këtë shkalllë të arsimit në Kosovë të mos mbeten pa u përballur me pasojat ligjore për këtë degradim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)