Rektori Gashi dhe prorektori Alija pritën në një takim dr. Stefan Scholz
Prishtinë, 16 janar - Rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, prof. dr. Ibrahim Gashi, dhe prorektori për kërkime shkencore, prof. asoc. Avdulla Alija, pritën në një takim dr. Stefan Scholz, shef i Departamentit për planifikim dhe programim të bashkëpunimit zhvillimor, dhe z. Christof Stock, udhëheqësin e operacioneve në Zyrën e Unionit Evropian në Kosovë.
Rektori Gashi e falënderoi dr. Scholz për mbështetjen më se 20-vjeçare që qeveria austriake i jep UP-së, duke e bërë Universitetin e Prishtinës partner të denjë me universitetet austriake.
Rektori Gashi njëkohësisht i informoi përfaqësuesit austriakë për zhvillimet aktuale në UP, për partneritetin që ka UP-ja me universitetet austriake, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme që menaxhmenti po bën për ti intensifikuar bashkëpunimet ndërkombëtare.
Përveç të tjerash, në këta takim u bisedua edhe për mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet ADA-s dhe UP-së, për të mbështetur universitete të reja publike të cilat janë themeluar në Kosovë.