Rektori Gashi dënon sulmin fizik ndaj prof. Kaçamaku
Prishtinë, 12 nëntor - Rektorati i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina e dënon ashpër sulmin fizik ndaj profesorit të Fakultetit të Arteve, prof. Misbah Kaçamaku, që ka ndodhur dje.
Rektori i UP-së, prof. dr. Ibrahim Gashi, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Muharrem Nitaj, dhe dekani i Fakultetit të Arteve, prof.asoc.Adem Rusinovci, ka takuar prof.Kaçamaku, për tu informuar më detajisht për dhunën e ushtruar ndaj tij, dhe për ti uruar shërim sa më të shpejtë.
Rektori Gashi konsideron se ky është sulm direkt ndaj Universitetit, prandaj Rektorati i UP-së u ka dërguar letër autoriteteve kompetenteve duke kërkuar ndriçimin e plotë të këtij sulmi, dhe vënien para drejtësisë personat përgjegjës.
Njëkohësisht, rektori Gashi bën thirrje për mospërsëritjen e dhunës ndaj stafit akademik të UP-së.