14 Nëntor 2024

Rektori Dema nuk shkon në gjykim, merr pjesë në betimin e Thaçit

Prishtinë, 8 prill - Marjan Dema, rektor i sapozgjedhur i universitetit “Hasan Prishtina”, si dhe ish-prorektor për Financa në kohën kur rektor ka qenë Enver Hasani, nuk është paraqitur të enjten për të dhënë dëshmi në gjykimin kundër ish-rektorit Hasani.

Ky i fundit po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe për falsifikim të dokumentit zyrtar sa ishte në krye të universitetit, shkruan sot Koha Ditore.

Për mungesën në seancë, Dema e kishte njoftuar gjykatën një ditë më herët, me arsyetimin se “ka shumë angazhime” dhe se “është i ngarkuar me punë”.

Më vonë u pa se “puna e rëndësishme” e rektorit në kohën kur po mbahej gjykimi, ishte që të jetë i pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, Hashim Thaçi, në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata e ka marrë për bazë arsyetimin e tij, duke ia kujtuar njëkohësisht se e ka për obligim të respektojë urdhrat e saj. Në seancë është kërkuar nga palët në procedurë që të konsiderohet si e lexuar deklarata e tij, mirëpo fillimisht trupi gjykues ka thënë se ai duhet të vijë dhe të japë deklaratë.

“Koha Ditore” e ka kontaktuar Demën për këtë çështje. Edhe për gazetë ka thënë se ka munguar për shkak se ka shumë takime dhe se është i ngarkuar.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)