Rektori Dema ngushëllon familjen Rexhepi
Prishtinë, 21 gusht - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema u shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Rexhepi, me rastin e humbjes së familjarit të tyre, ish - kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit.
“Me dhimbje të thellë kam pranuar lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit. Ndaj dhimbjen me familjen Rexhepi! U shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe gjithë popullit të Kosovës” thuhet në ngushëllimin e Rektorit Dema.
Rektori i Universitetit të Prishtinës thekson që humbja e Bajram Rexhepit, ish- kryeministrit të Kosovës, është një humbje e madhe për vendin tonë.