Rektori Berisha në vizitë zyrtare në Kroaci
Prishtinë, 24 mars - Ushtruesi i Detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës \"Hasan Prishtina\", Anton Berishaj gjendet për një vizitë zyrtare për në Kroaci.
Vizita bëhet me rastin e përvjetorit të themelimit të Universitetit të Zarës. Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe rektorë nga universitetet e Rajonit dhe ato të Evropës.
Gjatë kësaj vizite, rektori Berishaj do të nënshkruajë një Memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Zarës, me qëllim të vendosjes së linjave të bashkëpunimit ndërmjet këtyre universiteteve.\'