25 Dhjetor 2024

Regjistrohen në UP duke deklaruar kombësinë e rrejshme

Prishtinë, 15 tetor - Disa kandidatët shqiptarë për studentë në Universitetin e Prishtinës, për t’u regjistruar në Fakultet kanë deklaruar kombësinë e rrejshme.

Gjatë konkursit për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, disa të rinj shqiptarë kanë shfrytëzuar kuotat e komunitetit jo shumicë për tu regjistruar. Ata kanë marrë vërtetime se i përkasin një komunitetit tjetër, duke zënë vendet e minoriteteve.

Zëvendësministri në detyrë i arsimit, Usmen Baldzhi, tha për Radio Kosovën, se ka kërkuar nga rektorati që në konkurs të theksohet se kandidatët që i përkasin komunitetit jo shumicë të marrin vërtetim në zyrat për komunitete dhe kthim në komunat e tyre. Më parë, studentët kanë marrë këto vërtetime nga partitë politike, ku janë bërë edhe keqpërdorime, tha Baldzhi, duke theksuar se tani ka informacione që edhe zyrat për komunitete dhe kthim lëshojnë vërtetime të tilla.

Sipas tij, vetëm me një deklarim janë marrë vërtetime të tilla.

“Tani janë disa informacione por nuk kam të dhëna të sakta, që zyrat për komunitete po ashtu kanë bërë dhënien ose e kanë furnizuar komunitetin shumicë me ndonjë vërtetim në komunat ku jetojnë ata. Por, zyrat e komuniteteve udhëhiqen nga vet komunitetet dhe nga këndi ligjor ata janë që duhet të japin vërtetime dhe ne nga MASHT nuk mund të dijmë për të gjitha komunat e Kosovës se kush është apo nuk është boshnjak, turk, ashkali apo egjiptas”.

Zëvendësministri, tha se më lëshimin e këtyre vërtetimeve komuniteti pakicë ka humbur disa vende në Universitet. Ndërkohë, Adem Beha, këshilltari për media i rektorit Ramadan Zejnullahu, tha për Radio Kosovën, se procesi i regjistrimit nuk ka përfunduar ende dhe se duhet të verifikohen listat se kush është i përfshirë. Ai tha se verifikimi duhet të bëhet fillimisht në nivelin komunal nga zyrat për komunitete dhe kthim.

“Rektori ka qenë i qartë, se pragu prej 30 për qind duhet të përmbushet pa marrë parasysh se a i takon këtij apo atij komuniteti. Ata që nuk e përmbushin 30 për qindëshin e totalit të pikëve nuk mund të kalojnë, pa marrë parasysh se çfarë janë. Ne si rektorat është problem që t’i verifikojmë një e nga një, për shkak se është problem të hetohen”.

Beha tha se rektorati ka kërkuar që ky proces të shkojë përmes institucioneve të cilat kanë kompetencë për të analizuar përmbajtjen nëse kandidatët i përkasin apo jo komuniteteve që deklarohen. Ndërkohë, në konkursin për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës, janë ndarë rreth 400 vende për komunitetet jo-shumicë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)