15 Nëntor 2024

Reformimi i shkollave është burim i inovacionit dhe ideve inovative

Gjilan, 28  shkurt - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, në kuadër të aktiviteteve më qëllim të promovimit të ideve inovative dhe edukimit në shërbim të inovacionit, ka vizituar shkollën private inovative “Hello” në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite ministri Beqaj ka vizituar ambiente e shkollës dhe laboratorët e saj, ku ka takuar nxënës dhe mësimdhënës, si dhe ka bashkëbiseduar me drejtoreshën  Hysnije Ismaili.

Ministri Beqaj ka uruar për punën stafin e shkollës dhe në veçanti drejtoreshën Ismaili, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi i mirëfilltë i fëmijëve edhe në shërbim të inovacionit.

“Sistemi i reformimit të shkollave është burim i inovacionit dhe ideve inovative të cilat ne pretendojmë që në të ardhmen duhet t’i trajtojë shteti dhe shoqëria në përgjithësi”, tha ministri Besim Beqaj.

Znj. Ismaili e ka njoftuar ministrin Beqaj me formatin e shkollës, aktivitetin e saj në procesin edukativ të fëmijëve, si dhe me proceset inovative që realizohen këtu. Ajo ka thënë së shkolla “Hello” është shkollë e veçantë dhe inovative pasi aplikon edukimin e me plan programe nga MASHT, por me ditar të digjitalizuar dhe me sistem të avancuar digjital të mësimdhënies.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)