15 Nëntor 2024

Reforma në arsimin e lartë nxite llogaridhënien

Prishtinë, 23 nëntor - Instituti Demokraci për Zhvillim ( D4D) në bashkëpunim me Swiss Cooperation Office in Kosovo dhe Enhancing Youth Empoyment, lansuan punimin me propozime dhe masat që duhet marr mbi reformën në Arsimin e Lartë.

Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv nga Instituti D4D, tregoi se ky hulumtim ka identifikuar nevojat e sistemit të arsimit të lartë dhe janë sugjeruar rregullimet e mundshme në tri nivele: (a) përmirësime në legjislacionin primar (ligji për arsimin e lartë), (b) përmirësime në legjislacionit sekondar (statutet e universiteteve, rregulloret e ministrisë), ose (c) përmirësime në nivelin e politikave (mekanizmat e financimit).

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka theksyar se ky punim hulumtues, ndër tjera sygjeron rregullimet e mundshme në tri nivele: përmirësime në legjislacionin primar (Ligji për Arsimin e Lartë), përmirësime në legjislacionin sekondar (statutet e universiteteve, rregulloret e Ministrisë), ose  përmirësime  në nivelin e politikave (mekanizmat e financimit).

Ministri Bajrami, me ketë rast, ka përgëzuar autorët e këtij punimi hulumtues për temën e qëlluar dhe qasjen në shtjellimin e saj, ndwrsa theksoi se gjendja në arsimin e lartë ende nuk është në nivelin e dëshiruar dhe një sistem cilësor i arsimit është një  parakusht për perspektivën zhvillimore dhe evropiane të vendit.

Ministri Bajrami tha se parimet themelore mbi të cilat ndërtohet arsimi i lartë janë parimet e shënuara në dokumentet evropiane siç është Magna Karta Universitatum dhe Deklarata e  Bolonjës të cilat kanë ndërtuar themelin e arsimit të lartë mbi parimin e autonomisë. Por, ai tha se, wshtw kretwsisht legjitime kërkesa e të rinjve dhe opinionit që kjo të përcillet edhe me llogaridhënie.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se universitetet publike të vendit kanë afat 5 vjeçar që të profilizohen, specializohen për programe (profile) të veçanta. Ndërsa, sa i përket standardit të cilësisë, matjes së  performancës, ministri Bajrami tha se do të fokusohemi në vlerësimin e menaxhimit të universitetit, përformancën e programeve, përfshirë edhe ligjërimin, si dhe performancwn e studentëve.

Ministri Bajrami, gjithashtu tha se në nivel të Qeverisë, do të krijojmë një Inspektorat, i cili do të ndërtojw standardet e vlerësimit të performancës, ndërsa performanca do të ndikojw edhe në ndarjen (përfitimin) e buxhetit për universitetet.

Në fund, ministri Bajrami tha se me rastin e amandamentimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, komponenta e performancës dhe llogaridhënies të bëhet kategori ligjore  për faktin se MASHT –i është e interesuar për reformë substanciale të arsimit të lartë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)