Ramë Vataj zgjedhet rektor i Universitetit të Prizrenit
Prishtinë, 23 tetor - Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-), Ramë Vataj sot është zgjedhur rektor i Universitetit `Ukshin Hoti` në Prizren.
`Sot, më 23.10.2014, me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Prof. Dr. Ramë Vataj është zgjedhur rektor i Universitetit `Ukshin Hoti` në Prizren. Në garën për rektor të Universitetit ishin 8 kandidatë, ndërsa në listë të ngushtë ishin tre kandidatë: Prof. Dr. Ramë Vataj, Prof. Asoc. Dr. Fahredin Shabani dhe Prof. Asoc. Dr. Lirak Kajragdiu.\"
\"Kryetari i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Avdullah Aliu dhe anëtarët e tjerë të KD-së i uruan detyrën rektorit të ri dhe i dëshiruan suksese në punë, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.