Rahovecjanët shënojnë Ditën e Shkollës shqipe
Rahovec, 7 mars - Në kuadër të shënimit të Ditës së Mësuesit, në ambientet e Qendrës Rinore, u organizua një debat i të rinjve me mësues të dalë në pension.
Me këtë rast mësuesit; Ali Zatriqi, Bilall Hoti, Safet Thaçi, Ali Hoxha dhe drejtoresha e shkollës së mesme të përgjithshme Remzije Shehu-Cana, ndanë përvojat e tyre jetësore me të rinjtë e dy shkollave të mesme në Rahovec.
Ndër të tjera veteranët e arsimit rrëfyen për sfidat dhe vështirësitë e përjetuara gjatë kohës së periudhës komuniste, kohën e organizimit të pavaruar të arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve \'90 dhe sfidat aktuale të arsimit në komunën e Rahovecit.
Drejtori i DKRS Gardalin Shtavica, duke uruar mësuesit për punën dhe përkushtimin e tyre, foli për sfidat e kohës dhe nevojën e vazhdueshme të punës me të rinjtë për një shoqëri më të hapur, të lirë dhe demokratike.
Më pas drejtori Shtavica ju dhuroi veteranëve të arsimit nga një libër monografik si shenjë falenderimi per kontributin e tyre.Të rinjtë e pranishëm e përcollën me interesim debatin dhe rrëfimet interesante të veteranëve të arsimit në komunën e Rahovecit.