25 Dhjetor 2024

Qindra profesorë të UP-së refuzojnë kontratat e punës

Prishtinë, 15 janar - Rreth 500 profesorë të Universitetit të Prishtinës refuzojnë të nënshkruajnë kontratat e reja, sipas vendimit më të fundit të Rektoratit, nëpërmjet të cilit profesorët e rregullt të cilët janë të zgjedhur ose të emëruar në institucione tjera, do të kenë statusin e profesorëve të angazhuar.

Po ashtu ata paguhen vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmënormës.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se profesorët nuk i janë përgjigjur ende ftesës së Rektoratit të UP-së që të nënshkruajnë kontratat e reja, bazuar në këtë vendim.

Ndërsa, numri i madh i atyre që po refuzojnë këto kontrata janë profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët njëkohësisht punojnë edhe si mjekë në Qendrën Klinike Universitare, pagën e së cilës deri tashmë e kanë pranuar si gjysmënormë, e jo të plotë.

Pastaj, janë ata të Fakultetit Juridik që janë zgjedhur ose emëruar në institucione të tjera pos UP-së, por ka profesorë edhe nga të gjitha fakultetet tjera.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)