25 Dhjetor 2024

Qindra nxënës të ASK-së në marsh kundër varshmërive

Prishtinë, 20 tetor - Java e aktiviteteve Red Ribbon Week që filloi sot, ka për qëllim promovimin e një jete të shëndetshme, aktive dhe të hareshme, që eliminon konsumimin e duhanit, alkoholit si dhe eksperimentimin me substanca narkotike.  

Kjo javë përfshinë aktivitete të shumta kulturore dhe edukative, të organizuara në bashkëpunim me nxënësit dhe stafin arsimor të ASK-së, që sivjet hapen edhe për publikun.

Me thirrjet ‘As një tym, as një cigare’, ‘As me provu, as me eksperimentu, ‘As një gotë, as një shishe’ qindra nxënës të kësaj shkolle filluan marshin e fëmijëve të përgjatë sheshit Nëna Terezë në Prishtinë e deri të ambientet e kësaj shkolle, në qendër të Prishtinës, pranë monumentit Newborn.

Ky marsh i nxënësve të ASK-ës që sivjet organizohet për herë të dytë, është i vetmi i këtij lloji në Kosovë dhe bën thirrje për jetë të shëndetshme, pa duhan, alkohol apo substance narkotike.

Përvec marshit, në ASK do të zhvillohen aktivitete dhe gara të ndryshme gjatë tërë javës. Disa nga aktivitetet e ndryshme të fëmijëve janë ajo e bluzave të kuqe dhe dita e kapelave të cuditshme. Një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave është aktiviteti më i ri në shkollë i quajtur ASK TALKS, ku i ftuar do të jetë z. Safet Blakaj nga Qenda Labirint, i cili në një fjalim motivues do shpalosë faktet dhe pasojat e përdorimit të narkotikëve të ndryshëm.
RED RIBBON ËEEK është aktivitet i adoptuar nga sistemi amerikan i shkollimit, i cili vjen në Kosovë për herë të dytë dhe organizohet nga American School of Kosova, që njëkohësisht është insitutioni i vetëm edukativ, plotësisht i akredituar nga AdvancED dhe me licencë të plotë nga MEST.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)